Report TV - Shkodër, makina përplas 11-vjeçarin sapo zbriti nga autobusi, fëmija në spital

Report TV 2018-10-26

Views 5

Një 11-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. ?Shqiptarja.com? mëson se i mituri është përplasur nga një makinë, sapo ka zbritur nga autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bërdicës. Aktualisht 11-vjeçari me inicialet E.R., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër

Informacion paraprak

Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër ? Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues n? fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobuzi.

Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form