Zbulohet disa përgjime të tjera në dosjen e grupit të Shijakut ku protagonist është Jasin Avdyli, pjesë e bandës që u godit të dielën dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Në dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook thuhet se për të komunikuar me anëtarët e tjerë të bandës apo persona të përfshirë në trafikun e drogës Jasin Avdyli i njohur me pseudonimin ?Cinja? përdorte 5 numra telefonik shqiptarë dhe një tjetër holandez.