Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Veprat penale të trafikut të drogës, grabitjet në banesa dhe në lokale kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë stinës së verës. sa i përket drogave, në tre muaj janë evidentuar 641 raste me një rritje 4.6 për qind krahasuar me një vit më parë.
Gjatë periudhës korrik-gusht të këtij viti, në Shqipëri është regjistruar një rritje e ndjeshme e veprave penale në fushën e drogës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë 2018 janë evidentuar 641 vepra penale të kultivimit, trafikimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike, duke shënuar një rritje me 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në raportin e fundit të INSTAT, i cili korrespondon dhe me pushimet verore, ka pasur një rritje edhe të numrit të vjedhjeve kryesisht në banesa dhe lokale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rriten-vjedhjet-dhe-trafiku-i-droges