Nxënësit me aftësi të kufizuara nuk kanë kushte për të vijuar procesin edukativo arsimorë nëpër shkollat e vendit. Shumë prej tyre madje janë të detyruar të ndërpresin mësimin për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së kushteve adekuate. Kreu i Komunës së Çairit, Visa Ganiu shprehet i vetëdijshëm për këtë problematikë dhe premton se gjatë hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm do të parashikohen mjete për përmirësimin dhe plotësimin e kushteve për nxënësit e kësaj kategorie.