Borxhet e Bashkisë Lezhë, Frrokaj: Bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë vështirësi financiare

Report TV 2018-10-28

Views 0

Ndarja e re territoriale e ka penalizuar Lezhën, kjo duke ju referuar dhe faktit se Bashkia ka pasur borxhe të konsiderueshme të trashëguara.

Kështu shprehet kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, sipas të cilit dhe bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë mungesë të ardhurash në këtë njësi vendore e për rrjedhojë dhe vështirësi financiare.

Kryebashkiaku Frrokaj shton se me ligjin e ri Bashkitë nuk janë institucione investuese por vetëm shërbimesh.

Sipas kryebashkiakut të Lezhës, Bashkia ka likuiduar një pjesë të konsiderueshme të borxheve, ndërsa janë realizuar një sërë investimesh.

Share This Video


Download

  
Report form