Moti i keq lë 10 orë pa drita Shëngjinin, banorët: Situata përsëritet sa herë ka reshje shiu

Report TV 2018-10-29

Views 0

Zona turistike e Shëngjinit, Ishull-Lezhë dhe Ishull-Shëngjin, qëndruan në errësirë për më shumë se 10 orë. Shkak u bënë defektet në rrjetin e energjisë si pasojë e motit të keq të një nate më parë.

Mungesa e energjisë krijoi probleme për familjarët dhe bizneset në zonën e Shëngjinit. Qytetarët thonë se situata të tilla përsëriten sa herë që ka reshje shiu, e kjo ndodh nga amortizimi i rrjetit.

Në ditë reshjesh, nuk është një gatishmëri e nivelit të kërkuar. Instalimet e hershme nuk janë të nivelit perëndimor ose të zhvillimeve të reja dhe do të ketë nevojë për një kontroll më të rreptë për të ditur ku kemi gjendjen dhe të mos ndodhin këto situata. Duke pasur në frigorifer gjëra që nuk duhet të bien në temperatura të tjera, ndryshon cilësia e ushqimeve dhe e produkteve, që do thotë rrezikojmë shëndetin e të tjerave. Disa gjëra janë bërë si me thënë 30% ndërsa 70% nuk janë bërë, nuk janë riparuar.

Banorët
Rikthimi i energjisë elektrike u bë vetëm gjatë orëve të natës. Sa i përket amortizimit të rrjetit akoma nuk ka një informacion se kur do të ndërhyrjet për ndërrimin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form