Kryeministri Zoran Zaev i quan nevoja opozitare kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje në amendamentet kushtetuese për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe heqjen e përcaktimit 20 për qind. Zaev thekson se askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë anëtarësimin në NATO dhe BE duke shtuar se në këtë fazë duhet kujdes që të mos zgjerohet edhe më tepër kutia e Pandorës.