I kerkuar ne Itali, shqiptari me dy emra kapet ne Durres

RTV KLAN 2018-10-31

Views 10

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar të kërkuar nga autoritetet italiane. Ai është Robens Berberi, i cili përdor edhe emrin tjetër Arben.
52-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është dënuar nga Gjykata e Milanos në Itali me 18 vite burgim.
Ai është i dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Robens Berberi po mbahet i arrestuar në komisariatin e Durrësit dhe materialet iu referuan Prokurorisë për të bërë ekstradimin e tij drejt Italisë.

Share This Video


Download

  
Report form