Report TV - Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori i çështjes 'Hajdari', Sokol Stojani

Report TV 2018-10-31

Views 3

TIRANË- Pas seancës së djeshme dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Sokol Stojanin.

Trupa gjykuese që e hetoi Stojanin ishte e përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, ndërsa hetimi për të u zhvillua në të 3 kriteret: pasuri, imazh dhe aftësi profesionale.

Sipas hetimit të KPK, prokurori e justifikonte pasurinë e tij, ndërsa sipas DSIK-së, Stojani është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën pasi nuk ka kontakte të papërshtatshme.

Ndaj Stojanit, ka pasur shtatë denoncime nga ish-ministri Fatmir Mediu dhe nga ish-prokurori Tom Deda. Mediu e ka kallëzuar, për një rast në një studio televizive duke pretenduar se pyetjet e gazetarit kanë qenë të drejtuara nga Stojani. Akuza të cilat, ky i fundit i mohon akuzat, duke i konsideruar si joligjore.

Po kush është Stojani?

Stojani është një nga përfaqësuesit e akuzës në dosjen penale të vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari, ka qenë prokuror i dosjes "Pasaportat" dhe së fundi ka marrë pjesë në hetimet për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka dhe mbi zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit.

Gjithashtu ai ka pasur edhe përplasje me kryeprokuroren e përgjithshme të përkohëshme Arta Markun. Fillimisht Stojani dha dorëheqjen si drejtor inspektimi, por Marku se pranoi dorëheqjen dhe e liroi më pas nga detyra më 21 shtator të këtij viti. Aktualisht Stojani është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form