Në Greqi nisin përgatitjet për të patur një pjesëmarrje sa më masive ditën e varrimit të Kostandinos Kacifas, i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA të dielën.
Report Tv dhe Shqiptarja.com disponojnë njoftimin e shoqatave të shenjta greke publikuar në Facebook ku shkruhet se miqtë i kanë një borxh Konstandinos Kacifas i cili humbi jetën në mënyrë të pajustifikuar.
?Prandaj në kemi vënë në dispozicion autobuzë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit ku kostoja e udhëtimit vajtje ardhje është 20 euro. Data e nisjes dhe kthimit do të njoftohet momentin kur do të mësohet dita dhe ora e varrimit?, thuhet në njoftim.