http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Rama tha se Banka e Shqipërisë mbetet një ndër të paktat institucione te pa anatemuara nga politika këto 3 dekada të zhvillimeve politike po komuniste në Shqipëri, dhe kjo gjë e bën atë një institucion të besueshëm dhe partner solid për cdo qeveri.Deklaratat Rama i bëri gjatë konferencës vjetore të organizuar nga BSH me temë: ?Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri?.Ai shtoi gjithashtu se BSH luajti një rol vendimtar edhe në përballimin e krizës ekonomike të viteve te fundit sikurse kishte bere edhe në të kaluarën.BSH ka pasur një rol pozitiv në përballjen me përudhen pas krizës duke qenë në vijimësi pikë referimi për të gjithë. BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Kjo tregon se BSH është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe është një trashëgimi e çmuar. BSH përbën një mbështetje shumë solide dhe garanci të fortë në raport me qeverinë tonë dhe me çdo qeveri. Sot është uluar niveli kredive të këqija në krahasim me vitet e kaluara?.