http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën e propozuar nga opozita kundër presidentit Thaçi.Më herët, Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk do të merrnin pjesë në votim, pasi ai është kundër sovranitetit të Kosovës.Këta ankohen pse po shkon presidenti në Bruksel vetë e këta me këtë kryeneçësi po ia mundësojnë presidentit të shkojë vetë në Bruksel, me mandatin kushtetues që e ka sepse nuk po krijohet mundësia të krijohet një komision të Kuvendit që ta mbikëqyr dialogun e as t?i japim dritën e gjelbër qeverisë të vazhdojë me obligimet kushtetuese. Ne nuk dorëzohemi nga kërkesa dhe insistimi jonë nëse jo sot ditët në vijim të harmonizohet me qëndrimet tona. Sa i përket procesit të votimit ne nuk do të marrim pjesë fare në votim, sepse ky kurth i padrejtë në të cilin po mendon propozuesi ta fus koalicionin, ne normalisht nuk do të bijmë në të. Ne nuk votojmë kundër sovranitetit të Kosovës.Pas një debati maratonë në një seance të jashtëzakonshme që zgjati dy dite, opozita dështoi të kalonte dokumentin. Rezoluta mori vetëm 50 vota pro të LDK dhe aleatëve të saj, nga 80 qe duheshin për tu miratuar. Ajo synonte që t?i kufizonte mandatin presidentit Thaçi për të negociuar me Serbinë çështjen e kufijve.