Nuk do të ketë më përgjime të jashtëligjshme në Maqedoni ? thonë nga Ministria e Brendshme dhe nga Agjencia e posa formuar për ndjekjen e komunikimeve. Sipas tyre Agjencia do të funksionojë si trup i pavarur, ku nuk do të ketë ndikime as nga pushteti e as nga opozita, kurse do të kontrollohet nga Kuvendi i Maqedonisë, ekspertët dhe qytetarët.
?Them me përgjegjësi se nuk do të përsëriten ?bomba? si në të kaluarën. Agjencia plotësisht do të mbrojë interesin e sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë transparente dhe etike?, tha Zoran Angelovski, Drejtor i AOT.
Por, një ish-pjesëtar i shërbimit të inteligjencës në Maqedoni ka pranuar se janë përgjuar edhe ambasada të huaja, duke shtuar se kjo ndonjëherë është në interesin strategjik dhe se bëhet në shumë vende.
?Për shkak se edhe ata njerëz që i dëgjojnë materialet duhet të jenë të specializuar në atë fushë. E dini si është, krimi përdor shumë shifra gjatë bisedave, mesazhe të fshehura, të cilët vetëm një ekspert, një njeri me përvojë të madhe mund t`i njohë?, tha Stanislav Pipan, ish Kundërzbulues.
Si rezultat i megaskandalit të përgjimeve në Maqedoni janë ngritur dhjetëra procese gjyqësore nga PSP-ja, e formuar pikërisht për të zbardhur juridikisht keqpërdorimet që dolën nga përmbajtja e bisedave të përgjuara. Njëri prej gjykimeve përfundoi me burgim prej dy viteve për ish-Kryeministrin Nikola Gruevski.
Tv Klan