Ora News - Reforma zgjedhore, Kokëdhima: Nëse duan paqe, ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Ora News Lajme 2018-11-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë "Zgjidhja" Koço Kokëdhima i ka kërkuar ndërkombëtarëve të rrisin presion ndaj PS dhe PD për reformën zgjedhore. Në tryezën e partive të vogla, ai tha se kjo do të ishte rruga paqësore duke paralajmëruar protesta dhe revoltë. Në tryze ishte i pranishëm edhe ish presidenti Bujar Nishani.

Partitë e vogla kanë kërkuar rritjen e presionit të ndërkombëtarëve ndaj Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për finalizimin e reformës zgjedhore. Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima akuzoi ashpër dy partitë e mëdha duke theksuar se atyre u intereson të mos bëjnë ndryshime, pasi sipas tij vjedhin dhe cënojnë në vazhdimësi proceset.

Kokëdhima: PS dhe PD janë një, janë nofulla të së njëjtës gojë. Të asaj goje që kafshon pa mëshirë interesat dhe gjakun e popullit shqiptar.

Kokëdhima pakënaqësi rezervoi dhe për prezencën e OSBE-së.

Kokëdhima: Nuk është besnike e rekomandimeve të saj.

Në tryezën e partive të vogla i ftuar ishte edhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili u kërkoi atyre që të rrisin presionin ndaj partive të mëdha. Nishani teksa bëri thirrje për ashpërsim të dënimeve për krimet elektorale, atakoi ashpër reformën territoriale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-kokedhima-nese-duan-paqe-nderkombetaret-te-nderhyjne

Share This Video


Download

  
Report form