Rudina - Fjolla Morina: Po kaloj nje moment te veshtire sepse mami eshte semure! (02 nentor 2018)

RTV KLAN 2018-11-02

Views 2

Fjolla Morinë është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj por edhe për jetën private.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan  për të folur për këngën e saj më të re në bashkëpunim me një tjetër këngëtar Mani. Gjatë emisionit Fjolla po ashtu zbuloi edhe prapaskenat e klipit të ri.

?Të them të drejtën nuk e njoh Parashevi Simakun, nuk e dija që e këndonte ajo këtë këngë, kërkoj falje. Nuk e kisha parë variantin origjinal, ka shumë këngëtarë që e këndojnë këtë këngë, unë e kam dëgjuar vetëm audio. Ka qenë kompozitori që ma ka propozuar këngën dhe unë e pranova. Për mua është hera e parë që risjell një këngë të vjetër, është një ndjesi e mirë. Pasi publikova këngën më merr një shoqe në telefon dhe më thotë: Oj motër ç?e ke veshë atë llastik.

Po tani duhet të ndjekim modën, ç?të bëjmë. Kur xhiroj klipe në Tiranë i gjithë ekipi i punës vjen në Tiranë?, tha Fjolla. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form