Gara për kreun e KLSH, Meta përzgjedh Vitore Tushën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta i propozon Kuvendit kandidaturën e Vitore Tushës për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas kreut të shtetit Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues.?Bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.?Tusha, vijon të jetë anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i ka mbaruar mandati prej 10 marsit 2017, ndërsa ka kaluar me sukses vetingun.?Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit. Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues?.Kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj i mbaron mandati 7 vjeçar në fund të dhjetorit dhe garës së hapur nga presidenca për postin e kryetarit të KLSh-së, iu përgjigjën 34 kandidatë.

Share This Video


Download

  
Report form