Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në simpoziumin për konfliktin e interesit të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se deputetët përfundimisht duhet që të ndalohen të votojnë për ligje me të cilat janë në konflikt interesi, si dhe të ndahen nga aktivitete lobiste korruptive.
Ruçi: Në Kuvend duhet të ndalojmë kategorikisht vendimmarrjet me konflikt interesi midis deputetëve e akteve të votuara prej tyre. Ne, si deputetë, drejtues partish apo titullarë institucionesh duhet të ndahemi nga aktivitetet lobiste korruptive. Prandaj Kuvendi mori nismën dhe bëri thirrje për rregjistrimin e lobistëve.
E ftuar në simpozium, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi mbështetje më të madhe për inspektoriatin e deklarimit të pasurive si dhe shtoi se me ngritjen e SPAK dhe BKH, ndëshkimi në nivele të larta do të rritet.
Gjonaj: Me ngritjen e SPAK dhe BKH në zbatim të reformës në drejtësi do të krijojmë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale, të korrupsionit dhe krimit të organizuara në nivele të larta të politikës dhe administratës publike.
Kreu i Inspektoriatit, Shkëlqim Ganaj në fjalën e tij shprehu falenderimet për komunitetin ndërkombëtar në Shqipëri për mbështetjen që i jep këtij institucionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ruci-deputetet-duhet-te-ndalohen-te-votojne-ligje-qe-jane-ne-konflikt-interesi