Paloka: Sandër Lleshi ushtari i Ramës për të mbrojtur krimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nënkryetari Edi Paloka ishte I pari zyrtar nga radhët e PD që reagoi në lidhje me emërimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme si zv/ministër i parë.Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, Paloka se Sandër Lleshi është njëtjetër ushtar I Edi Ramës që do të shpërbejë për të mbrojtur krimin.Ai tha se Lleshi nuk do te luftojë krimin por do të mbrojë nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon.?Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar. Sandër Lleshaj nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera. Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.Duke theksuar që Vangjush Dako duhet të ishte në burg, Paloka e sfidoi Lleshin që vetëm arrestimi I kryebashkikaut do të dëshmojë se ai nuk do të jetë në krye të ministrisë një kukull e kryeministrit.?Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Europë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t?i mbaruar punë bandës.?

Share This Video


Download

  
Report form