PD: Sander Lleshaj, ushtar i Rames per te blere votat

RTV KLAN 2018-11-06

Views 0

Sapo është ulur në karrigen e zv/Ministrit të Brendshëm, demokratët e kanë sfiduar Sandër Lleshajn duke i kërkuar arrestimin e Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

?Sandër Lleshaj e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos. Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar.

Për Nënkryetarin e demokratëve, Edi Paloka, edhe ngjitja e Lleshajt në Ministrinë e Brendshme është produkt i një qeverie ilegjitime që qëndron në pushtët me të paktën 15 mandate të blera.

"Sandër Lleshaj është një ushtar i Edi Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Përsa kohë Vangjush Dako, ministrat dhe deputetët që kanë blerë vota me krimin nuk janë në burg, Lleshaj është pjesë e paktit me krimin".

Sipas opozitës, Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë krimin që ble vota, sepse është emëruar në detyrën e Zv/ Ministrit të Brendshëm për të mbrojtur nga arrestimi Kryebashkiakun Dako, që për demokratët është simbol i blerjes së pushtetit nëpërmjet krimit të organizuar.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form