Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimi i Xhaferrit, profili i viktimës nga atentati në Durrës

Report TV 2018-11-07

Views 3

Report Tv zbardh detaje të reja për viktimën mbrëmë në Durrës. Edison Harizaj u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Shullazit.

Ai njihej si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe ngjarje të tjera kriminale.

Harizaj dyshohej se vinte gjoba në Vlorë, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Gjithashtu Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i fortë i këtij qyteti.

Burime te Report Tv bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova.

Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.

Share This Video


Download

  
Report form