VLORË- Në orët e para të mëngjesit në afërsi të rrugës Transballkanike dy automjete parkuar janë përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, zjarri i është vendosur fuoristradës tip BMW, e cila është në pronësi të Ervin Pjeros, 31 vjeç, me detyrë jurist në Hipotekën e Vlorës. Si pasojë e flakëve që kanë pushtuar BMW-në, një makinë tjetër e parkuar krahas saj ka marrë flakë. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjeve, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe pronarët e automjeteve.
Gjithsej në Vlorë brenda ditëve të fundit ka shkuar në katër numri i makinavë të djegura, të cilat sipas pronarëve të tyre kanë qënë të qëllimshme. Megjithatë ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar nga efektivët e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Më datë 07.11.2018, në orën 03:35, në rrugën "Gjergj Kastrioti" është djegur automjeti tip "BMV-X5" në pronësi të shtetasit E.P., 31 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori".
Si pasojë mjeti është dëmtuar plotësisht.
Grupi hetimor po kryen hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.