Ora News - Veliaj në Kashar: Vota nuk është qokë, por e vetmja mënyrë që PS të vazhdojë punën

Ora News Lajme 2018-11-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zhvilloi dëgjesën e radhës për Buxhetin 2019 me banorët e Kasharit, ku theksoi se puna e madhe e bërë në këto 3 vjet do të vazhdojë, e po ashtu, me mbështetjen e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të ndalen as investimet e nisura.

?Që t?i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s?ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s?ka nevojë t?i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak?, tha Veliaj, teksa përmendi rëndësinë që ka vota për të marrë vendime me impakt direkt për qytetarët. Ndaj, ai kërkoi që qytetarët të mos e trajtojnë votën si qokë, por si të vetmen mënyrë që PS-ja të vijojë punën e mrekullueshme të nisur në Tiranë.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë për amnistinë lidhur me regjistrimin e vendbanimit për qytetarët, Veliaj u bëri thirrje banorëve që jetojnë në Kashar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të deklaruar vendbanimin e saktë.

?Na duhet të reflektojmë faktin se në Kashar nuk banojnë 8 mijë, por 70-80 mijë njerëz. Ndaj do e vlerësoja shumë ndihmën tuaj këtu. Falenderoj qeverinë që e hoqi pengesën e fundit, gjobën, dhe tani nuk na pengon asgjë tjetër për t?u regjistruar. Na ndihmon jo vetëm për buxhetin e bashkisë, na ndihmon edhe kur kërkojmë subvencionimin nga qeveria?, tha ai.

Kashari do të ketë shumë shpejt edhe një bulevard të ri, që do të lidhë Unazën e Tiranës së Re me Rr. "Tre Dëshmorët e Kombit", çka i jep zonës, por edhe kryeqytetit, një tjetër vepër të rëndësishme infrastrukturore.

?Jemi në fazën e parë dhe më vjen mirë që kemi ecur me punimet në bulevardin ?Migjeni? në Yzberisht, pavarësisht shirave që patëm në verë. Shumë njerëz kanë parë bulevardin e Tiranës, u duket mrekulli, por ndërkohë pa marrë shumë vëmendje ka avancuar edhe Bulevardi i Kasharit. Nga njëra anë janë ndërtimet, nga ana tjetër është ruajtur hapësira e gjelbër për të bërë edhe aty një park. Jam shumë i lumtur se aty, që tani, pa mbaruar ende faza e parë e punës, u është rritur vlera të gjitha shtëpive?, tha Veliaj.

Zona e Kasharit është përfituese direkte edhe e një prej investimeve më të mëdha, si ndërtimi i ?Unazës së Re? dhe rrethrrotullimit te ?Sheshi Shqiponja?, që pritet të fillojë së shpejti nga ndërtimi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-kashar-vota-nuk-eshte-qoke-por-e-vetmja-menyre-qe-ps-te-vazhdeoje-punen

Share This Video


Download

  
Report form