Report Tv-Fluks pacientësh në QSUT nga virozat e stinës

Report TV 2018-11-07

Views 1

80 deri në 100 persona paraqiten cdo ditë pranë spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë. Me ndryshimin e klimës, pacientët kanë filluar të paraqesin probleme me virozat, por ndryshe nga ccdo vit tjetër, numri i pacientëvë që paraqiten ccdo ditë pranë Spitalit Efektiv, është më i ulët.

Këtë fakt, e ka thënë për kamerën e Report Tv, mjeku infeksionit në QSUT Gentian Stroni, i cili theksoi gjithashtu se situata është e qendrueshme, por pritet ndryshim i saj pas kalimit të stinës së vjeshtës.

Ndër të tjera, doktor Gentian Stroni tha se viroza më e përhapur është ajo e gripit, dhe se kjo periudhë shërben më së miri për të marrë masa parandaluese.

Është koha më e përshtatshme për bërjen e parandalimit të virozave që do vijnë më mbrapa, dhe nëse flasim për to, kemi të bëjmë me virusin e gripit. Vitrusi i gripit do duhet të parandalohet me vaksinën, e cila aktualisht ndodhet në tregun shqiptar farmaceutik dhe quhet ?tetavax?, e cila të mbron nga 4 elemente të gripit.

Gentian Stroni, doktor

Share This Video


Download

  
Report form