Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada amerikane përmes një deklarate për shtyp shpreh gadishmërinë të vijojë punën me partnerët shqiptarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri
"Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme" nënvizohet në deklaratën e kësaj ambasade e cila vjen dy ditë pasi Sandër Lleshi u emërua në postin e zv/ ministrit me kompetencat e ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ndërkohë presidenti Meta ende nuk ka firmosur dekretin e tij.
Deklarata e plote e ambasades amerikane
"Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri ? rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.
Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.
Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.
Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.
Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasada-amerikane-deklarate-duhet-nje-ministri-e-brendshme-plotesisht-funksionale