Duket se gratë shqiptare nuk janë ende të ndërgjegjësuara sa ç?duhet lidhur me kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë për të diagnostikuar në kohë kancerin e qafës së mitrës, një nga patologjitë më të rënda që e shkurton jetën e grave në kulmin e moshës së tyre (45-50 vjeç) dhe e dyta sëmundje që shkakton më shumë viktima pas kancerit të gjirit. E ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, obstetër gjinekologia Mirela Rista shprehu shqetësimin se pacientet vijnë shumë vonë për tu diagnostikuar.
Tek ne mund të themi që kemi shifra më të larta se në botë sepse konstatojmë që pacientet vijnë vonë për tu diagnostikuar dhe të kapin gjendjen parakanceroze. Ato vijnë me ankesa në kohën që ka avancuar sëmundja dhe që janë në stadin e kancerit të qafës së mitrës. Ato humbasin me vite, shkëputen nga mjeku gjinekolog, nuk paraqiten për të bërë check up-in e pap testit dhe arrijnë në ato momente kur sëmundja ka avancuar. Kanceri i Qafës së Mitrës është një nga patologjitë më të rënda që e shkurton shumë jetën e grave dhe largon nga jeta zonja e nëna në moshën më aktive të tyre sepse e ka pikun në moshat 45-50 vjeç.