Zone e Lire/ Curri dhe Zizo komentojne thirrjet nacionaliste ne varrimin e Kacifas

RTV KLAN 2018-11-09

Views 2

Varrimi i e Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit që mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur me forcat RENEA në Bularat një ditë më parë u komentua gjatë në media për shkak të thirrjeve dhe patrullave nacionaliste.
Flamuri ku shkruhej ?Vorio-Epiri, tokë greke? dhe thirrjet ?Sëpatë dhe zjarr kudër qenëve shqiptarë? shkaktuan reagime të shumta dhe 52 shtetas grekë që morën pjesë në varrim u shpallën ?non grata? nga Ministria e Brendshme.
Kjo temë nuk ka kaluar po u komentuar në emisionin ?Zonë e Lirë? me të ftuarit Arjan Curri dhe Kastro Zizo.
Curri tha se Kaçifas nuk duhet të konsiderohet si terrorist, por si viktimë pasi terrorizmi është përdorje e dhunës për përhapje të idealeve politike.
Arian Çani: Më duhet pak mendimi i Arjan Currit lidhur me atë varrim. Arjan ti i vë kryq komplet mënyrës se si u bë ai varrim apo gjen gjëra normale? Se në fund të fundit ç?të keqe ka, janë disa njerëz që janë të revoltuar nga një vrasje e një njeriut të tyre dhe bërtasin, pse duhet të tregojmë dhëmbët ne?
Kastro Zizo: Po shumë mirë e bënë sepse të kishte ndodhur e njëjta gjë në Greqi do ishte një masakër e madhe.
Arian Çani: Atë nuk e dimë. Pse pak masakra kanë bërë shqiptarët në Greqi.
Kastro Zizo: Ata që kanë bërë masakra të masakrohen, por 99% e njerëzve që janë andej janë njerëz të ndershëm.
Arjan Curri: Së pari duhet të kemi kujdes kur e quajmë këtë terrorist. Unë e quaj viktimë, jo terrorist. Viktimi i një lloj shplarje trruri. Terrorist është dikush që kërcënon se do vrasë dikë apo merr pengje. Ky akoma nuk dihet përse e ka bërë. Unë mendoj se është pasojë e një çmendurie, terrorist është emër shumë i madh. Terrorizmi është përdorje e dhunës për përhapje të idealeve politike. Terroristi duhet të jetë pjesë e një rrjeti. Nuk bie dakort me Kastron që duheshin bllokuar. Më mirë që u lanë, u pa gjithë gjëndja.
Arian Çani: Nuk ka lidhje me Agimin e Artë thua ti?
Arjan Curri: Ka një pjesë. Nuk mund tiu thoje atyre mos merrni pjesë në varrim.
Arian Çani: Ishte një deputete nga Qipro?
Arjan Curri: Po.
Arian Çani: Ajo është djathtë?
Arjan Curri: Po ekstremiste e djathtë dhe deklaroi që do ta çonte çështjen në Parlamentin europian. Nuk mund t?i bllokosh njerëzit sepse nuk mund të parashikosh që në fillim se çfarë do bëjnë ata.
Kastro Zizo: Ajo ishte shumë e parashikueshme. Kryeministri këtë situatë mund ta përdorë politikisht.
Arjan Curri: Ka një arsye nga ana e qeverisë tonë që ato u lanë. Ata që kishin simbole ekstremiste u kthyen. Madje sot 52 persona janë shpallur ?non grata?. Tek varrimi kishim edhe thirrje të tipit: ?Sëpatë dhe zjarr kudër qenëve shqiptarë?. Të gjitha këto ishin skena që nuk mund t?i përkasin një varrimi. Këto janë thirrje penale dhe shqipëria duhet të hapë çështje penale. Më mirë që nuk u ndërhy në atë moment, por të gjitha janë të dokumentuara.

Share This Video


Download

  
Report form