Rama: Aeroporti i Vlores nis punen brenda mandatit

RTV KLAN 2018-11-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Vlorën për të prezantuar projektet e parashikuara në infrastrukturë në buxhetin e 2019, dhe jo vetëm për faktin se është deputeti i këtij qarku.

22.44 miliradë lekë janë parashikuar vetëm investimet për rrjetin rrugor. Përfundimi i By-Pass-it të Fierit, atij të Vlorës, të Tepelenës, By-Pass-i i Shkodrës, si dhe një sërë rrugësh të tjera nacionale do të marrin pjesën e luanit nga buxheti.

Ndërsa ministri flet për investimet për të gjithë vendin kryeministri fokusohet vetëm tek ato për Vlorën. Zgjatimi Lungomares, tuneli i Llogarasë, lumi i Vlores janë disa nga projektet që do financohen nga buxheti i vitit të ardhshëm.

Por infrastruktura rrugore është vetëm një pjesë, Rama ripërsërit premtimin për aeroportin e Vlorës, por kësaj here vë dhe një afat fundor për nisjen e tij.

?Punimet nisin brenda vitit të ardhshëm...?

Investime dhe në portin e Vlorës. Kryeministri thotë se qeveria e tij ndryshe nga ata që i dorëzuan pushtetin, buxhetin nuk e ngre mbi borxhe. Sipas tij ne këto vite janë rritur investimet dhe është ulur ndjeshëm borxhi publik.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form