Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, në prezantimin e buxhetit për bashkinë e Vlorës ka premtuar hapjen e tunelit të Llogarasë brenda vitit të ardhshëm.
Rama premtoi gjithashtu se në qytetin bregdetar edhe një stadium i ri, ndërsa shtoi se investimet në aeroportin e Vlorës do të realizohen brenda mandatit qeverisës edhe nëse nuk do të ketë ofertë nga kompani private.
Rama: Do të fillojmë rrugën Orikum-Llogara dhe Ministri do të mbajë zotimin e tunelit të Llogarasë. Është koha që tunelin ta bëjmë realitet. Nga ana tjetër do të nisim vijimin e Lungomares deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë. I vetmi vend në botë ku shtëpia e pavarësisë është e rrethuar nga kioska. Vitin e ardhshme do të nisë ndërtimi i aeroportit. Mos më shkruani mesazh nesër se pse nuk e ndërtove aeroportin. Ai do të bëhet brenda mandatit, por se kur këtë nuk mund ta them.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-premton-hapjen-e-tunelit-te-llogarase-dhe-i-kerkon-gjiknurit-traget-te-ri-vloren?fbclid=IwAR0AB9B6AxsuvM5P6JTggt8D_aXjJtxyab32AC4tTttSk1Cot-GvVl4tIKA#.W-coFIMe2Ho.facebook