Balla: Meta zgjodhi daten e zgjedhjeve qe propozoi opozita

RTV KLAN 2018-11-10

Views 0

Mbajtja e zgjedhjeve lokale në 30 Qershor ka qenë një propozim i opozitës, që Presidenti e morri parasysh duke e dekretuar si datën e garës për vendoret e 2019-ës.

Taulant Balla thotë se në konsultimet me kreun e shtetit shumica ka kërkuar një tjetër datë që nuk do të dëmtonte as bujqësinë dhe as sezonin turistik.

Kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të Qershorit Presidentit i ka ardhur dhe nga shoqatat e sipërmarrësve të turizmit. Sipas tyre eksperienca e viteve të shkuar ka dëshmuar se proceset zgjedhore e dëmtojnë sezonin turistik në vend.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS