Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mëngjeset në Kukës po shoqërohen prej ditësh me mjegull të dendur. Në këtë situatë, më të vjetrit kanë probleme me frymëmarrjen, ndërsa janë shfaqur edhe rastet e para të virozave dhe gripit. Në orët e para të mëngjesit, vështirësi ka edhe në qarkulllimin e mjeteve.
Mëngjeset në Kukës janë të tilla prej disa ditësh.Mjegulla e dendur mbulon qytetin për disa orë, duke krijuar vështirësi në frymëmarrje.
Mosha e tretë janë ata që po e vuajnë më shumë.
Mjekët thonë se kjo situatë ndikon edhe tek virozat, ndaj kërkojnë kujdes të veçantë sidomos për fëmijët.
Astri Haziri: Duhet të kenë kujdes me gripin sidomos fëmijët e vegjël dhe të sëmurët kronikë. Mosha e vjetër duhet të ketë kujdes sepse mund të kenë probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Përveç shëndetit, mjegulla ka shkaktuar shqetësime edhe në qarkullimin rrugor, veçanërisht në Rrugën e Kombit.
Automjetet janë të detyruara të përgjysmojnë shpejtësinë e lëvizjes për të shmangur aksidentet e mundshme.
Nga ana tjetër pas largimit të mjegullës, zona e Kukësit gjatë ditës është në pushtetin e kushteve të ngrohta tmosferikedhe pa reshje, të pazakonta për muajin nëntor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kukesi-prej-ditesh-ne-pushtetin-e-mjegulles-se-dendur