Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shkëndijë elektrike dyshohet se është shkaku për zjarrin që përfshiu mëngjesin e së martës papafingon e një hoteli në Sarandë.
Kati i fundit hotelit shërbente si banesë e familjes që zotëron hotelin, dhe sipas burimeve aty u dogj edhe një shumë e konsiderueshme parash.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha
"Po vlersojme demet dhe shkaqet. Paraprakisht dyshohet se shkak ishte një shkendijë elektrike"
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit duke krijuar panik mes klientëve e banorëve të zonës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perfshihet-nga-flaket-nje-hotel-ne-sarande