Saga 'Shullazi', Krimet e Rënda dënojnë me 14 vite burg 'kokën' e bandës, 55 vite për gjithë grupin

Report TV 2018-11-13

Views 5

TIRANE - Merr fund saga "Shullazi" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash, kjo gjykatë ka dhënë sot vendimet për 5 anëtarët e grupit kriminal. Gjyqtari Fran Prendi dënoi me 14 vite burg "kokën" e bandës Emiljano Shullazi për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve dhe atë të grabitjes së pronës.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite. Leximi i vendimit nga gjyqtari i Krimeve të Rënda, Fran Prendi, u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë të cilët ndodheshin të pranishëm në seancë.

Share This Video


Download

  
Report form