Situata në protestën e zhvilluar në zonën e "Unazës së Re" sa vjen e tensionohet më tepër. Banorët e zonës së "Astirit", ndodhen në këtë zonë prej më shumë se një orë dhe protestojnë kundër urdhrit të shembjes së banesave të tyre, në kuandër të projektit "Unaza e madhe".
Qytetarët kanë dalë në protestë me pankarta në duar, në të cilat lexohet "Kryeministër ku je fshehur??, ?Dy duar për një kokë?, ?Duam pronat tona". Të revolutuar banorët e zonës së "Astirit" kanë djegur goma makinash dhe u kanë vënë flakën edhe kazanëve të plherave, ndërsa vetëm në momentet e fundit, disa nga qytetarët dogjën edhe flamurin e "Rilindjes", që është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët demokratë Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. Banorët e Astirit protestojnë prej 11 ditësh ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre po shemben padrejtësisht. Ata thonë se nuk janë njoftuar dhe kërkojnë dëmshpërblim.