Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada Amerikane dhe ambasada gjermane përshëndetën vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
"Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri" - thuhet në deklaratën e saj e cila mbyllet shprehjen "Qytetarët shqiptarë tani pyesin ?Kush e ka radhën??
Deklarata e plote e ambasades amerikane: Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor.
Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.
Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti.
Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ?Kush e ka radhën??
Reagimi i ambasadores gjermane Schütz: E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.
Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje Emiljano Shullazin me 14 vite burg për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule. Ndërkohë i gjithë grupi u dënua gjithsej me 55 vite burg.
Pak kohë më parë SHBA ofroi mbështetjen e saj për prokurorët që do mbronin dosjen e bandës Shullazi në gjykatë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shba-pershendet-denimin-e-bandes-shullazi-kush-e-ka-radhen