http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaroi se PPP-të u kanë kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro.Në një dalje për mediat, nga selia blu, Tabaku deklaroi se në mënyrë të paprecedentë, në vitin 2019, për koncesionet do paguhet një vlerë prej 105 mln eurosh.?Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë ?1 mld euro? është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm. Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.?Tabaku tha se kushdo që voton buxhetin 2019, në fakt do të votojë një buxhet në interesin e oligarkëve dhe të një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët.?Kushdo që voton buxhetin 2019 në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë. Partia Demokratike është e vendosur që të bëjë gjithçka ky buxhet skllavërues për shqiptarët të jetë buxheti I fundit i kësaj qeverie!?