Ora News - PD nuk i ndahet Dakos: Pa arrestimin e kryebashkiakut, s'mund të ketë zgjedhje të lira

Ora News Lajme 2018-11-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike kërkoi edhe sot arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Deputeti demokrat, Endri Hasa, në një dalje për mediat tha se heshtja prej ditësh edhe me censurë mediatike nuk mbulon krimin elektoral të Vangjush Dakos.

Hasa theksoi se kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të ndëshkohet me burg për bashkëpunimin me organizatën kriminale të bandës së Avdylajve për blerjen e votave në shërbim të qeverisë.

Hasa: Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Heshtja e Prokurorisë prej më shumë se 3 javësh, pa bërë përpjekjen më të vogël për hetim, konfirmon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Ai po e përdor atë për prishjen e provave dhe mbulimin e skemës kriminale që ?Rilindja? përdori me krimin e organizuar për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Pa arrestimin e Dakos, s?mund të flitet as për kthimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe as të shpresohet se në vend mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.

Pa ndëshkuar krimin elektoral, simbolin e tij Vangjush Dako dhe dhe autorët e tjerë të këtij krimi, në Shqipëri nuk do të ketë stabilitet, nuk do të ketë drejtësi, nuk do të ketë proces normal politik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-nuk-i-ndahet-dakos-pa-arrestimin-e-kryebashkiakut-smund-te-kete-zgjedhje-te-lira

Share This Video


Download

  
Report form