Ora News - Kongresi Mjekësor vjen për herë të katërt nga Spitali Amerikan

Ora News Lajme 2018-11-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Spitali Amerikan zhvillon eventin më prestigjioz të mjekësinë bashkëkohore, Kongresin e IV Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor. Plejada e mbi 100 Profesorëve të shquar nga 25 vende të botës, i bashkohet kontributit të mjekëve më të mirë nga gjithë trevat shqiptare në eventin shkencor mjekësor më të spikatur të vitit, i cili do të mbahet deri më datën 17 Nëntor në Tiranë

Pas suksesit të madh të Kongresit të tretë Spitali Amerikan nën mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit organizon Kongresin e Katërt Ndërkombëtar të Mjekësisë, ku ?Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë në kujdesin shëndetësor dhe siguria e pacientit? do të jetë fokusi kryesor i këtij kongresi.?

Për Presidenten e Kongresit Lindita Shoshën, ky event është tepër i rëndësishëm për botën akademike shqiptare.

Shosha: Sot kemi mbledhur më të mirët e fushës që do sjellin eksperiencën e tyre dhe do ndajnë më të mirat në fushën e mjekësisë me kolegët shqiptarë. Jemi shumë të nderuar për këtë sipërmarrje dhe për këtë prurje që këtë profesorë sjellin për botën akademike shqiptare.

Në këtë kongres, Spitali Amerikan ka ofruar bursa për studentët më të mirë të mjekësisë duke zbuluar një tjetër hap të rëndësishëm në mjekësi. Një iniciativë kjo e CEO-t të spitalit Amerikan Klodian Allebeu, i cili prentoi se do të vijojë edhe në vitet që do vijnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kongresi-mjekesor-vjen-here-te-katert-nga-spitali-amerikan

Share This Video


Download

  
Report form