Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i vdekur dhe kater të plagosur është i bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë paradites (17 nentor) në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë dhe Laç-Milot.
Aksidenti ne Laç
Rreth orës 10:37 minuta në rrugën dytësore Laç - Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotorr me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Malbardhë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasia Sh.H. pasagjerere në ciklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.
Më herët një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Qafe Thanë në Pishkash. Një furgon mallrash me drejtues shtetasin Markel Merkolli, 32 vjeç banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.
Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët: shtetasit E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-aksin-lac-milot-nje-i-vdekur