PD: Skandal, qeveria i kërkon bizneseve kasa të reja fiskale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-17

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka nxjerrë një vendim që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera. Deputeti i PD, Endri Hasa thotë se kosto e vendimit korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes. Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës.Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 - 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fidskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese.Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë - ?transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve?.Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale.Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro. Selia Blu këmbëngul se ky projekt për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet pasi cenon konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

Share This Video


Download

  
Report form