http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 110 vjet me pare gjuha shqipe vendosi themelin e saj, nje alfabet te vetem me 36 shkronja. 160 delegate e dijetare anembanë vendit, u mblodhën ne 14 nentor deri ne 22 nentor ne Manastir te Maqedonisë, asokohe qendra e Vilajetit, per te përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe. Deri ne kete moment ishin hartuar disa alfabete ku nje prej tyre ishte dhe ai i Stambollit. Por u hodh poshtë pasi shkronjat jolatine nuk ishin te përshtatshme per bashkimin kombëtar gjuhësor. Kryetari i kongresit u zgjodh Gjergj Fishta dhe sekretare Sevasti Qiriazi. Ata dhe shume te tjere, kembengulen qe gjuha shqipe te mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por ne alfabetin latin, çka do te nënkuptonte mosnënshtrim ndaj otomaneve dhe grekeve. Me vote unanime kongresi vendosi qe gjuha shqipe te shkruhej me alfabetin latin me 36 shkronja te cilat i përdorim edhe sot e kësaj dite. Ne kete pervejtor presidenti i republikës Ilir Meta eshte nisur drejt Manastirit per te kujtuar kete date te rëndësishme ne historinë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.