Ora News - Bllokohet Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikqyrës nuk merr dot vendimet

Ora News Lajme 2018-11-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë aktualisht nuk është funksional për shkak të përfundimit të mandatit të 6 anëtarëve, duke u kthyer në një pengesë për marrjen e vendimeve. Si rezultat, mbledhja e planifikuar për në datën 7 nëntor nuk është realizuar. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkon që të zgjidhet sa më parë ky ngërç i krijuar në këtë institucion të rëndësishëm financiar në vend.

Banka e Shqipërisë tashmë nuk është në gjendje që të marrë vendime pasi 6 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës u ka përfunduar mandati.

Në këtë mënyrë, mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e planifikuar për datën 7 nëntor 2018 nuk u zhvillua në pritje të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij Këshilli.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaron se Këshilli duhet të jetë funksional sa më parë, ndërsa i kërkon Qeverisë dhe Kuvendit që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit.

Erjon Braçe: Duhet një bashkëpunim me qëllim që të mos ketë përplasje, mospërputhje kandidaturash mes Kuvendit dhe Qeverisë për të bërë gjënë e duhur. Të mos humbim më tepër kohë sepse Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë duhet të jetë funksional një orë e më parë për detyrat që ka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohet-banka-e-shqiperise-keshilli-mbikqyres-nuk-merr-dot-vendimet

Share This Video


Download

  
Report form