Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore me dy anëtarë mangut. Opozita ka deklaruar kushte dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore ndërsa ende nuk ka paraqitur emrat për dy anëtarët që i takojnë në KQZ. Megjithatë plani orientues për votimet është miratuar me vetëm pesë anëtarë
Përcaktimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore ka vënë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mungesë të dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës plani i orientimit do të mbështetet te kodi i vjetër zgjedhor.
Kriza politike nuk ka prekur vetëm reformën zgjedhore. Vendimmarrja e KQZ është realizuar me pesë anëtarë pasi PD nuk ka pranuar të paraqesë emrat për dy anëtarë që i përkasin
Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji i bëri thirrje opozitës që të plotësojë vendet vakante për të përgatitur procesin.
KQZ vendosi miratimin e planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet të cilat duhet të nxjerr KQZ, në funksion të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zgjedhjet-vendore-2019-me-kod-te-vjeter