Nga Poshnja e Beratit kreu i demokratëve Lulzim Basha vijoi akuzat në adresë të kryeministrit Rama për braktisje të fermerëve dhe favorizim të miqve dhe klientëve të pushtetit.
?Me 2.2 miliard euro, ne mund të arrinim fare lehtësisht të shpërndanim 150 milion euro në vit për fermerët. Me 2.2 miliard euro ne mund të arrinim të rrisnim pensionet 30 për qind për gjithë shqiptarët. Në vend që ndodhin këto dhe të ju prekin dhe të shpërndahet leku tek të gjithë shqiptarët, 10 veta marrin 2.2 miliardë euro dhe pjesa tjetër e popullit mbetet me gisht në gojë?.
Basha i premtoi fermerëve se në programin e Partisë Demokratike marrin zgjidhje shqetësimet nga çmimi i lartë i naftës, subvencionet në bujqësi dhe mungesa e infrastrukturës.
?150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuaj të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj. Hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.?
Që ky plan të konkretizohet, kreu i opozitës kërkoi nga fermerët e Beratit që të bashkohen për të larguar më parë nga karrigia e pushtetit kryeministrin Rama. ?Ejani ta marrim fatin tonë në duart tona!?, ishte thirrja e Bashës.
Tv Klan