Spiunë dhe tradhtarë'/ Banorët e 'Unazës së Re' përplasen me njëri-tjetrin gjatë protestës

Report TV 2018-11-20

Views 0

TIRANE - Për të 17-ën ditë me radhë, banorët e "Unazës së Re" kanë nisur protestën për të kundërshtuar projektin për zgjerimin e Unazës së Madhe, i cili prek edhe banesat e tyre. Por protesta e ditës së sotme ka nisur përplasje mes vetë banorëve. Nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes njëri-tjetrit. Protestuesit kanë akuzuar disa nga banorët se kanë tradhtuar kauzën e tyre, duke u paraqitur në ARRSH për ndjekjen e procedurave të kompensimit për objektet që preken nga zgjerimi i "Unazës së Madhe".

Megjithatë, situata është normalizuar brenda pak minutash dhe banorët kanë vijuar protestën. Siç kanë bërë çdo ditë, edhe pasditen e sotme protestuesit kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos në trafik. Në mbështetje të protestuesve janë sërish deputetë të PD. Gjithashtu, mes protestuesve ndodhen edhe përfaqësues të të ashtuquajturës "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", aktorë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile.

Një ditë më parë banorët u përleshën me policinë, ndërsa sulmuan edhe kantierin e firmës private që do ndërtojë "Unazën e Madhe". Në ndihmë të uniformave blu shkuan FNSH, të cilët normalizuan situatën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS