Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët e paguajnë naftën më shtrenjtë krahasuar kjo me shumë vende të zhvilluara në Europë. Ndikim të ndjeshëm në çmim kanë taksat, të cilat e zënë një kosto prej 110-120 lekë për litër. E megjithatë qeveria nuk ka parashikuar të ndryshojë asgjë të paktën edhe për 2019. Madje edhe pse paguhet taksa e qarkullimit, mazhoranca propozon vazhdimin e koncesioneve, duke e kthyer kalimin në rrugë me pagesë.
Rreth 110 lekë në një litër naftë nga 183 lekë që tregtohet në Shqipëri janë taksa.
Kjo por edhe efekti domino në sjelljen e kompanive të tregtimit me shumicë ka bërë që shqiptarët të kenë naftën më të shtrenjë midis 20 vendeve në Europë.
Shqiptarët paguajnë më shumë se i gjithë rajoni taksa për karburantin.
Peshën kryesore e zë akciza me 37 lekë për litër dhe taksa e qarkullimit me 27 lekë për litër, e vendosur kjo për vitit 2011.
Në atë kohë u theksua se masa është marrë për të përballuar shpenzimet e larta të mirëmbajtjes së rrugëve.
Pavarësisht kësaj, qeveria Rama ndërmori koncesionin e parë duke vendosur tarifë kalimi në Rrugën e Kombit, ku çdo automjet i vogël paguan 5 euro.
Por dhe në vitin e ardhshëm qeveria parashikon të tjera rrugë që do të kalojnë me pagesë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-syte-nga-karburanti-70-e-cmimit-shkon-taksa-shtohen-rruget-me-pagese