http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Drejtori i qendrës për studime nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, Arjan Dyrmishi zhvilloi sot një aktivitet për përqasjen mes administratës publike në mënyrë që të parandalohen grupet kriminale, për mos u dhënë licenca apo leje ndërtimi. Dyrmishi solli në vëmendje bashkinë e Amsterdamit, ndërsa tha se edhe Shqipëria duhet të marrë një shembull të tillë.Kërkesës së tij iu përgjigj drejtori i projekteve në Bashkinë e Tiranës, Genci Kojdheli, i cili tha se nuk kanë një mekanizëm të mirë juridik për të kuptuar nëse pas një kompanie fshihet një person i lidhur me krimin e organizuar.Të pranishëm në aktivitet kishte edhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, të cilët kërkuan bashkëpunim për luftën kundër krimit të organizuar në vendin tonë.