Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin shkaktuan probleme gjatë natës në disa akse. Në Torovicë të Lezhës u regjistruan sërish rrëshqitje gurësh nga Mali, sikurse edhe në rrugën Elbasan-Librazhd. Një pjesë e Gjirokastrës u përmbyt si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Çullos.
Rrëshqitja e gurëve nga mali i Torovicës mbetet rrezik për tragjedi.
Rrëshqitja e dy shkëmbinjëve ndodhi sot jo shumë larg zonës së banuar, ku të enjten dy gurë të tjerë përfunduan pranë banesës së një familje me 5 anëtarë.
Situata ka vënë në alarm Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës, të cilët pas verifikimeve kërkuan ndërhyrje urgjente.
Ndrek Mhillaj: Ne po bëjmë kërkesa të vazhdueshme dhe kërkesën konkrete për ndërhyrjen në të gjitha dimensionet e saj.
Gjatë natës rrezik pati edhe në aksin Elbasan-Librazhd.
Rrëshqitja e gurëve dhe dherave pranë kthesës së Murrashit bllokoi lëvizjen, që u hap vetëm në mëngjes pas ndërhyrjes nga Emergjencat Civile.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shofere-kujdes-ne-rruge-rreshqitje-guresh-ne-torovice-dhe-elbasan-librazhd