OSBE: S’ka kohe per teknologjine ne zgjedhje

RTV KLAN 2018-11-21

Views 1

Kur kanë mbetur afro 7 muaj nga zgjedhjet lokale, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Boshard nuk e fsheh skepticizmin për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje dhe depolitizimin e administratës në procesin elektoral të 30 Qershorit.

"Këto nuk janë gjëra që bëhen në minutën e fundit".

Por Lulzim Basha i pyetur nga televizioni Klan mohon çdo mundësi bojkoti të Komisionit të Reformës Zgjedhore duke e cilësuar kusht përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

"Ne duam që kjo pjesë e rëndësishme e reformës zgjedhore, Kodi Zgjedhor të realizohet pa vonesë. Padyshim prioriteti ynë kryesor është votimi elektronik dhe për këtë arsye kemi bërë presion të përsëritshëm dhe për ketë arsye kemi kërkuar ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë që po kështu kanë ushtruar presion që qeveria të ndërmarrë hapat që janë në tagrin e saj për t'i hapur rrugë projektit të votimit elektronik. Këto janë të vërtetat dhe kjo është status quo sa i përket Komisionit të Reformës Zgjedhore".

Ambasadori i OSBE thotë se ndjen keqardhje që opozita nuk i shfrytëzon të drejtat kushtetutese duke mos propozuar kandidatët e saj në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ndonëse për të këto vakanca nuk cënojnë aspak standardin e zgjedhjeve.

"Ju keni bërë zgjedhje dhe me 4 anëtarë, tani janë 5".

Për situatën e krijuar në KQZ, Basha bën përgjegjëse mazhorancën, duke mos dhënë një afat për dërgimin e propozimeve të opozitës.

"Sapo të zbatohet ligji, sepse anëtarët e emëruar tani janë në shkelje të ligjit".

Në forumin për lirinë e medias organizuar nga OSBE, Boshardt kërkoi dekriminalizimin e shpifjes duke e hequr atë nga Kodi Penal, kërkesë kjo që vjen në një kohë kur qeveria shqiptare po punon për një paketë antishpifje.

Share This Video


Download

  
Report form