Ora News - Basha me studentët, premton ligj të ri për arsimin e lartë dhe stazhe me pagesë

Ora News Lajme 2018-11-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një takim me të rinjtë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paraqitur një pjesë të programit të kësaj partie për punësimin.

Sipas tij, hapi i parë që do të ndërmerret pas marrjes së mandatit qeverisës, do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Basha: Gjëja e parë që duhet të bëjmë dhe sa më përket mua do ta bëjmë, është anulimi i ligjit të arsimit të lartë që është një ligj korruptiv, katastrofik, i dështuar.

Basha premtoi dhe stazhe me pagesë për studentët.

Basha: Do të bëjmë e cila kushton pak më shumë se projekti i Unazës së Re është programi stazheve të punës për 10 mijë të rinjtë me një vlerë fillestare prej 25 milionë eurosh në vit që do tu përgjigjet 10 mijë të sapodiplomuarve për një vit ku do të kenë një pagesë nga shteti prej 300 mijë lekësh, në stazh pune dhe ambjent pune. Pse?! Që të mësojnë hapat e parë në një ambjent krejt ndryshe nga universiteti që është ambjenti i punës. Të krijojnë rrjetin e njohjeve dhe të fillojnë të zbatojnë aplikimin praktik të profesionit të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-me-studentet-premton-ligj-te-ri-arsimin-e-larte-dhe-stazhe-me-pagese

Share This Video


Download

  
Report form