Ora News - Unaza e Re, Rama: Banorët me dokumente do dëmshpërblehen, të tjerët mos na dalin përpara

Ora News Lajme 2018-11-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse përpara parlamentit banorët e "Astirit" po protestonin, kryeministri Edi Rama ka qenë i vendosur, duke deklaruar se dëmshpërblim do të marrin vetëm ata që i kanë banesat e legalizuara.

Kreu i qeverisë i kërkoi banorëve që të mos bllokojnë rrugën, pasi nuk mund të dëmshpërblejnë paligjshmërinë.

Rama: Për ata të unazës së re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit dhe do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë bonus tre vjet qiraje. Kush ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kutjimit, Agronit, Ramazanit, të largohet sa më parë dhe mos na dali përpara.

Kryeministri Rama sqaroi edhe akuzat në lidhje me koston e lartë të ndërtimit të segmentit të Unazës nga Pallati me Shigjeti, deri tek sheshi Shqiponja.

Rama: Nuk e mendojmë çmendurinë që të dëmshpërblejnë cdo zaptues të territoreve me interes publik, nuk dalin më buxhetet e 25 viteve të ardhshme për të bërë një gjë më shumë sesa është bërë në të shkuarën. Këta i kanë bërë rrugët njësoj si të bësh një palë pantallona teritali, ku të marrësh vithet e mia, kërcinjtë e Erion Braces, gjunjët zgjidhni vetë dhe pastaj ti thuash njërit nga ne vishi, i vesh dot? Kështu janë rrugët e këtyre. Ndërsa ne kemi komplet qasje tjetër, dhe kjo është Shqipëria që duam ne dhe për Shqipërinë që duam ne jemi votuar nga ata që duan Shqipërinë si ne.

Nga ndërtimi i segmentit të Unazës në zonën e 'Astrit' preken rreth 317 objekte, ku vetëm 123 janë me vërtetim pronësie.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-rama-banoret-me-dokumenta-do-demshperblehen-te-tjeret-mos-na-dalin-perpara

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS